Nostalgjikë të diktatorit Enver Hoxha dhe anëtarë të Partisë Komuniste shqiptare janë mbledhur si çdo vit në varrezat e dëshmorëve me pankarta, ku spikasin simbolet komuniste si dhe fotot të ish-udhëheqësit që drejtoi me dorë të hekurt vendin për 45 vjet, pak pasi nga varrezat ishin larguar krerët e shtetit.
Komunistët sivjet u paraqitën atje të prirë nga kryetari i partisë së tyre, Qemal Cicollari, i cili me megafon mbajti një fjalim të shkurtër, që u brohorit nga të pranishmit me thirrjet ?partia Komuniste?.
?PKSH e mposht qëndrimin antikombëtar të forcave politike të djathta, të cilat kanë denigruar. PKSH është pasuri e kombit shqiptar dhe si e tillë do ta kryejë me nder misionin e saj në krye të popullit. Kjo parti e mposht politikën që ndjekin disa forca politike të majta. Bashkohuni me Partinë Komuniste të Shqipërisë?, tha Cicollari.