Stop - Masteri i fizkulturës, që kushton sa universiteti i Oxfordit...?! (28 nentor 2017)

2018-05-09 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Studentët e universitetit të sporteve ankohen, se masteri profesional në ?menaxhim në sport e turizëm? kushton shumë, plot 1 milionë e 800 mijë lekë të vjetra, për një vit dhe atyre nuk ua mban xhepi. Në fakt, në një krahasim që gazetarja e ?Stop? bëri me tarifat e masterit në cdo universitet, masteri në fjalë rezulton më i shtrenjti, edhe krahasuar me shkencat e natyrës, që parashikojnë dy vjet studime.Nga dekani, zëvendësdekani e administratorja heqin përgjegjësinë për këtë tarifë ?të kripur?, por pas këmngëlusjes sonë, ata premtojnë, se tarifa do të rishkohet.
____
Gazetarja- Ankesën po ta jap unë, dy-tre zëra, që kanë ardhur tek ne, dhe na kanë thënë: Interesohuni pak, se nuk kemi mundësi. Fillojmë provimet në sezonin e shkurtit, dhe nuk kemi mundësi me pagu as 900 mijë lekëshin(këstin e parë), dhe jo më në total të gjithë masterin. Cfarë bëhet me këto studentë? Duhet të lënë shkollën?
Administratorja- Këtë, që jua paskan thënë juve, duhet ta drejtonin në Universitet, dhe Universiteti ka struktura, ka organe kolegjiale, që mund t?i trajtojnë këto probleme, që kanë studentët.
Gazetarja- Zgjodhën këtë mënyrën tjetër, duke ardhur tek ?Stopi?. Në të tilla kushte, juve si institucion si reagoni?
Adminstratorja-Unë, si përfaqësuese në pjesën administrative, po të them që, studentët duhet ta sillnin këtë problematikë që kanë, në Universitet.
Gazetarja-Po nëqoftëse jua sjellin, ju cfarë do bëni? Nëqoftëse, bëjnë kërkesë, do të ketë një rishikim tarife?
Administratorja- Ajo tarifë do të rishikohet. Do të kalojë në dy organe kolegjiale: do të kalojë në Senat, dhe në Bordin e Administrimit, dhe studentët kanë përfaqësuesit e tyre në Senat.

Free Traffic Exchange