Ora News – Meta troket gotën me Ramën: 2018-ta të kurorëzojë hapjen e negociatave

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Festa e Flamurit ka bashkuar sot Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Në ceremoninë e mbrëmjes të organizuar nga kreu i shtetit shqiptar, Meta dhe Rama kanë trokitur edhe gotat.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta u ndal në procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, për të cilën tha se do punojmë që kjo të ndodhë në 2018.

Meta: Ne besojmë dhe do të punojmë që viti 2018 të kurorëzojë përpjekjen tonë për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE, si njëkohësisht të garantojë të drejtën legjitime të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen si gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Meta tha gjithashtu se ky është momenti që të shërbejë për reflektim për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e qeverisjes.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pavaresia-bashkon-ramen-dhe-meten-trokasin-gotat