Report TV - Bashkia e Lezhës asnjë masë për të ndriçuar rrugët

2018-05-09 0

Prej shumë vitesh qyteti turistik i Shëngjinit është në errësirë totale. Ndriçuesit në rrugët e qytetit janë tërësisht jashtë funksionit. Rrugët e qytetit ngjanë më shumë më një fshat të humbur se sa me një qytet, ndërsa banorët detyrohet të mbyllen në shtëpitë e tyre sapo bie drita e diellit.
Sikur të mos mjaftojë mungesa e ndriçimit në Shëngjin problematik mbetët edhe amortizimi total i infrastrukturës rrugore. Në ditët me shi gropat mbushen me ujë, duke vështirësuar lëvizjen e qytetareve.

Administratori i Shëngjinit, Tonin Uldedaj, thotë se problemi është i mbartur, ndërsa apelon për ndërhyrje, pasi rruga nuk është në juridiksionin e bashkisë Lezhë.

Panorama e ofruar nga kamera e Report TV nuk është aspak një paraqitje e denjë për një qytet turistik. Përballë kësaj situate qytetaret jetojnë me shpresën, se projekti i qeverisë për rilindjen urbane do të kaloje dhe nga kjo zonë.