Regjizorët shqiptarë Esat Musliu dhe Pirro Milkani ishin sot të ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan nga ku rrëfyen si ?ringjallën? filmin ?Skënderbeu?.
Milkani rrëfeu se si në vitet 75-76 magazina ku ruheshin filmat e vjetër u dogj. Sipas tij për të mbyllur çështjen Prokuroria e asaj kohe urdhëroi që filmat të asgjësoheshin dhe në arkivë kishin mbetur nje dubël e e dëmtuar dhe një dubël e padëmtuar.
?Unë kam qenë 5 vjeç kur u shfaq filmi në Korçë dhe mund ta kem parë 5 ose 6 herë në ato dy javë. Kaluan 65 vjet dhe filmat duke u shfaqur gërvisheshin, zbeheshin ngaqë jepeshin shpesh. Por fatkeqësia ishte që në vitet 75- 76 magazina ku ruheshin filmat e vjetër të djegshëm fatkeqësisht u dogj. Në atë magazinë ishin edhe disa kopje shumë të mira të ?Skënderbeut?, por për të mbyllur këtë çështje Prokuroria urdhëroi që filmat të asgjësoheshin. Dhe ne me dhimbje një të dielë me dy kamiona kemi shkuar në breg të lumit dhe i kemi djegur. Pra kishte ngelur një dubël pozitiv në arkivë, një dubël shumë i gërvishtur dhe asgjë tjetër. Dhe filmi rrezikonte të zhdukej?, tha Milkani