Report TV - Ministria e Financave kërkon një konsulent privat për borxhin

2018-05-09 1

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të pajtojë një konsulent privat për ta këshilluar se si të menaxhojë financat dhe më konkretisht borxhin publik, që vazhdon të mbetet në nivele të larta.
Për një shërbim të tillë, dikasteri i ministrit Arben Ahmetajt është gati të paguajë 83.3 milionë lekë të reja, ose afro 630 mijë euro në vit, siç është njoftuar zyrtarisht në shpalljen e bërë nga ministria për tenderin në fjalë.

Tenderi i konsulencës ishte shpallur fillimisht më 12 tetor të këtij viti, por u shty për në datën 30 tetor, për shkak të mosparaqitjes së asnjë oferte. Pas një shtyrjeje tjetër, gara, sipas burimeve të ministrisë, ka përfunduar më 23 nëntor, dh Agjencia e Prokurimit Publik pritet të shpallet fituesi.

Ajo çka vihet re menjëherë është tendenca e përsëritur e qeverisë për të privatizuar shërbime, që zakonisht kryhen nga shteti. Është e vërtetë që konsulentë të jashtëm ministria ka marrë edhe më parë, si psh nga qeveria Berisha në rastin e shpalljes së eurobondit.

Free Traffic Exchange