Report TV - Konflikti te Unaza e Re, policia prangos 22 vjeçarin

2018-05-09 5

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar për plagosjen e Genti Rrahmanit, 30-vjeç, 10 ditë më parë në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Në prangat e policisë ka rënë Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës. Konflikti ndodhi fillimisht në rrugën ?Teodor Keko?, ku Gentjan Rrahmani bashkë me një shokun e tij, kanë qëlluar me sende të forta Kambon, duke i thyer edhe xhamin e makinës. Ky i fundit pasi ka hipur në makinë, ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Rrahmanin. Ky i fundit mori një plumb në pjesën e pasme pranë shtyllëz kurrizore. Autori më pas arriti të largohej me makinë dhe pavarësisht kontrolleve të shumta, nuk u arrit të arrestohej.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe ndalohet një nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim për "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim", në ngjarjen e ndodhur në Unazë të Re, ku mbeti i plagosur shtetasi G. Rr.

Më datë 27.11.2017 shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor :

- Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas më datë 16.11.2017 në vendin e quajtur rruga ?Mikel Maruli? pranë Unazës së Re Tiranë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin G. Rr.