Kush vjen per dreke/ Mesazhi i Arlinda Dudajt per Iris Luarasin (28.11.17)

2018-05-09 5

Iris Luarasi është një emër i njohur për këdo dhe jo pak herë e shohim si protagoniste në çështje që prekin gratë dhe vajzat shqiptare në debate televizive apo edhe në auditore. Në dukje Iris Luarasi shfaqet e egër, por potencën i?a shfuqizon mënyra e butë e të sjellurit. Ajo ka një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë, ka qenë një nga studentet e shkëlqyera të brezit të saj. Miqtë janë pjesë e pandashme të përditshmërisë së saj, njëra prej tyre është botuesja Arlinda Dudaj e cila përmes një videomesazhi në ?Kush vjen për drekë?, rrëfen për marrëdhënien e tyre jashtë kornizave të profesionit.
? Me Irisin na lidhin shumë gjëra, biseda dhe shaka. Unë me Irisin bëjmë shumë shaka me njëra-tjetrën madje i themi njëra-tjetrës shtriga, por asnjëra nga ne pavarësisht çfarë mund të dukemi nga ekrani nuk jemi shtriga. Një gjë shumë të lezeçme që ka Irisi për të cilën ne gjithnjë e ngacmojmë është që kur ajo arrin në një takim mer në telefon dhe thotë: Hë keni arritur ju përpara? Por, mer në telefon kur është tek shkallët dhe ne i themi: Hajde se po të shtrojmë edhe tapetin e kuq. Në fakt për ata që e njohin Irisin e dinë se ajo është thjesht një shpirt?, tha Dudaj

Free Traffic Exchange