http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngritja e flamurit ne sheshin Skenderbej ne kryeqytet mblodhi ne qendër qindra qytetare te te gjitha moshave. Me flamuj ne duar, ata e përcollën momentin solemn, duke kënduar himnin e flamurit dhe kënge patriotike.
Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj tha se projekti i përbashkët i shqiptareve është Shqipëria, dhe ky mision arrihet vetëm duke punuar dhe sakrifikuar per te mirën e vendit.
Veliaj vlerësoi figurat historike qe kane kontribuar per ngritjen e shtetit shqiptar. Ai nuk harroi as njerëzit e thjeshte, qe sipas tij, janë shtylla kurrizore e vendit.
Qytetaret e shumte qe ishin ne shesh, te ardhur dhe nga Kosova e Maqedonia dhanë mesazhet e urimit.
Dita e pavarësisë veshi kuq e zi edhe shume qytete të vendit.
Ashtu si çdo vit tjetër, ne Korçë u mbajt një meshe në katedrale si dhe lutje në xhaminë e vjetër. Mitropoliti i Korçës Imzot Johani, drejtoi meshën e lavdërimit të flamurit. Lutja e tij ishte që Zoti të shpëtojë flamurin dhe kombin nga çdo rrezik. Ndërsa Myftiu i Korçës Ledian Çikalleshi vlerësoi rëndësinë e kësaj feste edhe në harmoninë fetare.
Ne Fier festa e flamurit bashkoi të majtët dhe të djathtët. Ne varrezat e dëshmoreve përfaqësues të Partisë Demokratike kanë kryer homazhe ne nder te te rënëve.
105-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë është festuar edhe në qytetin e Beratit. Në ceremoni është vënë re mungesa e përfaqësuesve të Partisë Demokratike të degës së qytetit.
Kjo dite e shënuar është festuar dhe ne Lezhë ku janë organizuar një sërë veprimtarish kulturore dhe artistike.