105-vjetori i Pavaresise, kreret e dy shteteve shqiptare ne Vlore

2018-05-09 2

105-vjetori i Pavarësisë ka bërë bashkë në Vlorë autoritetet më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës. Mungoi opozita shqiptare dhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili pas mbledhjes së dy qeverive në Korçë është kthyer në Prishtinë me arsyetimin se duhet të ishte prezent në një takim me zv/Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, një zyrtare të lartë të SHBA.

Pas homazheve në monumentin e Atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit në një aktivitet në Muzen e Pavarësisë u prezantua dhe logo zyrtare e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, që u çel me mbledhjen e dy qeverive në Korçë dhe do te mbyllet me samitin e dyte te diaspores ne nentor te 2018. Per kryeministrin Rama viti dedikuar heroit kombëtar duhet të shihet si viti i ardhmërisë dhe jo nacionalizmave.

?Ky vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut është një vit ardhmërie i fokusuar të konsolidimi i institucioneve dhe bashkëveprimi me shqiptarët kudo që ndodhen, duke bërë më të mirën që përmes bashkëpunimit të ngushtë mes dy shteteve tona ne t?ia dalim së bashku që duke reflektuar mbi historinë e lavdishme që Skënderbeu shkroi me shpatën e një krenarie të madhe, të vazhdojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese?.

Presidenti Kosoves Hashim Thaçi dhe ai Shqipërisë Ilir Meta e shohin si domosdoshmëri për dy shtetet tona të drejtohen nga filozofia e përbashkimit që ndoqi Gjergj Kastriot Skënderbeu.

?Viti 2018 do të jetë një reflektim mbarëkombëtar për memorien historike dhe identitetin tonë. Për të qenë së bashku në përballimin e sfidave. Ky vit do të na përbashkojë më fortë të gjithë, në Shqipëri, Kosovë, në trojet shqiptare dhe në të gjithë diasporë?.

Aktivitetet per ditën e Pavarësisë u mbyllën në Bashkinë e Vlorës me një pritje që shërbeu dhe si inaugurimi i godinës së saj të saporikonstruktuar.

Tv Klan