Ora News- Basha uron 105 vjetorin e pavarësisë, ka një mesazh për të rinjtë

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët për 105 vjetorin e pavarësisë.

Pasi zhvilloj homazhe në varrezat e dëshmorëve, i shoqëruar nga deputetë të Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe qytetarë, Lulzim Basha, tha se kjo është një ditë që na kujton sakrificat e madha që kanë bërë shqiptarët për liri dhe pavarësi.

"Nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut deri tek luftërat e fundit çlirimtare të shqiptarëve, 28 Nëntori është dita kur flamuri që na bashkon të gjithëve si komb, na kujton për sakrificën e madhe dhe çmimin e lartë që liria dhe pavarësia shqiptare kanë patur ndër shekuj. Por po kështu na kujton për peshën e përgjegjësisë së brezit të ri dhe shqiptarëve sot. Për brezat e ardhshëm, betejën për Shqipërinë europiane dhe demokratike si thirrjen më të lartë dhe nderimin më të madh për sakrificën e heronjve dhe martirëve të lirisë dhe të pavarësisë."

28 Nëntori tha Basha, është dita kur shqipatrët përulen me respekt të thellë para heronjve të lirisë e të pavarësisë.

Për më shumë lexoni në:
http://145.239.2.153/article/kreu-i-opozites-uron-105-vjetorin-e-pavaresise-kjo-dite-bashkon-kombin-tone