Ekspertiza e aksidentit të një dite më parë ku u përfshinë dy mjetet e eskortës së kryeminsitrit Edi Rama dhe dy mjete civile në aksin Maliq Korçë do të kryhen nga një ekspert i pavaruar.
Burime nga akuza e Korçës bënë me dije për Report Tv se ekspertiza paraprake dhe hetimet e kryera nga policia nuk mund të jenë pjesë e fashikullit hetimor për shkak të konfliktit të interesit që ka në këtë rast pasi dy nga mjetet i përkasin Ministrisë së Brendshme dhe janë në përdorim nga Garda e Republikës.
Të njëja burime sqaruan se është ndaluar për llogari të hetiemve shoferi Spiro Naci, djali i Aleksandër Naçit pronarit të mjetit me targë AA 426 FD, "Volkswagen" që rezulton se është dhe shkaktar i aksidentit. Ky aksident ka shkaktuar pasoja në shëndetin e një prej gardistëve të përfshirë në përplasjen e automjeteve dhe është oficeri Ervin Musai që ka pësuar dëmtime në vertebër dhe prej 24 orësh po trajtohet në spitalin e traumës në tiranë ku u soll me helikopter.
Në aksidentin e një dite më parë u përfshin me katër automjete Toyota me targë MB 385 Ap dhe mjeti i fundit i eskortës me targë MB 408 AA. Ndërsa dy mjetet civile janë fuoristrada me targë AA 313 DX dhe "Volkswageni" në pronësi të të ndaluarit Naci me targë AA 426 FD.