http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht kalendarit zyrtar te festave, demokratet ruajnë traditën e 28 nëntorit si festa e pavarësisë se Shqipërisë dhe çlirimit te vendit. Kryetari i PD Lulzim Basha eshte përkulur para monumentit Nene Shqipëri ne nderim te te gjithë atyre qe dhane jeten per Shqipërinë.
Ne përfundim te ceremonisë tek Varrezat e Dëshmoreve, Basha ka nënvizuar pergjegjesine qe ka brezi i re per te ardhmen e nje Shqipërie europiane dhe demokratike.
?Nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut deri tek luftërat e fundit çlirimtare te shqiptareve; 28 nëntori është dita kur flamuri qe na bashkon te gjithëve si komb na kujton per sakrificën e madhe dhe çmimin e larte qe liria dhe pavarësia e shqiptareve ka pasur ne shekuj. Por po kështu na kujton per peshën e pergjegjesise te brezit te ri dhe shqiptareve sot per Shqipërinë europiane dhe demokratike, si thirrjen me te larte dhe nderimin me te madh per sakrificën e heronjve dhe te martireve te lirise dhe te pavarësisë.?
Ne Varrezat e Dëshmoreve PD ishte pa aleaten e saj LSI, e cila pavarësisht koalicioneve me te djathtën ne qeveri apo opozite njeh 29 nëntorin si diten e çlirimit te Shqipërisë.