Greqi, operacion antiterrorizëm - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet greke finalizuan nje operacion antiterrorizëm me arrestimin e 9 personave. Ndërhyrja u përqendrua në zonat Neo Kosmo dhe Kalithea në Athinë dhe shënjestër ishte një grup terroristësh.



Dyshohet se të arrestuarit, 8 meshkuj dhe një femër, po përgatisnin një akt terrorist gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan që pritet të realizohet në dhjetor. Dyshohet se ata kanë lidhje me një grup militant ekstremist të majtë në Turqi.




Sipas mjeteve të identifikimit që janë gjetur në banesat e tyre, të arrestuarit janë afganë dhe kurdë. Policia gjithashtu gjeti kavanoza që përmbajnë materiale shpërthyese të paspecifikuara, si dhe kabllo për t?u lidhur me detonatorë dhe laptopë.



Një zyrtar i policisë konfirmoi se autoritetet po shqyrtonin lidhjet e te arrestuarve me nje tjetër grup terrorist të fajësuar më herët, edhe për sulme kamikazë në Turqi.