Report TV - Djali në Kuvend: Te karrigia e Ramës se është i gjatë, ai nuk bën gjëra të mira

2018-05-09 0

Përgjatë dy ditëve, me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit, nga ora 10:00 deri në orën 14:00 dyert e sallës së seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë do të jenë të hapura për qytetarët.
Parlamenti do të organizojë aktivitetin ?Dyert e Hapura? pranë sallës së seancave plenare, duke i dhënë kështu mundësi kujtdo që të vizitojë nga afër ambientet ku populli ushtron sovranitetin përmes përfaqësueseve të tij.

Një ndër vizitorët që tërhoqi vëmendjen e Report TV, ishte një djalosh i vogël që i ishte ulur në vendin që mban zakonisht në Kuvend kryeministri Edi Rama.

I pyetur se përse kishte zënë vendin e Ramës, djaloshi tha ?Sepse është i gjatë?.

Por kur u pyet nëse do vepronte si ai, i mituri tha ?Jo, sepse ai nuk bën gjëra të mira?, por se ishte ulur në kolltukun e kryeministrit në mënyrë që edhe ai në të ardhmen të bëhej kryeministër.