Report TV - Donald Trump ka një mesazh për shqiptarët

2018-05-09 2

Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta me rastin e 105-vjetorit të pavarësisë. Trump shkruan se dy kombet kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë për çështje me rëndësi globale.
Donald Trump ka një mesazh edhe për Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e saj nga institucionet shqiptare, e cila është kyç për integrimin në BE.

?Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët? shkruan Trump.