Deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, ndërsa deklaroi se nëse Rama do të zgjedhë një prokuror të përgjithshëm me 36 vota, ky do të jetë fundi i reformës në drejtësi.
?Prokurorin e Përgjithshëm do ta zgjedhë i vetëm Rama me 36 vota, ikën Reforma në Drejtësi, shkatërrohet. Sipas ligjit përsa kohë që KLP ende nuk është ngritur Kryeprokurori i ruan kompetencat.
Nëse ndodh që e zgjedh Rama me 36 vota, hapi i parë që do të bëjë është që të transferojë të gjithë prokurorët që kanë hapur këto andralla. Kjo është gjëma më e madhe.
Ky prokuror i përgjithshëm ka të drejtë që të influencojë në ngritjen e KLP më pas. Sot jemi në pikën më të zezë se ishim më parë, sot do ta përcaktojë qartësisht Edi Rama. Do të votojë për kryeprokurorin vetë Tahiri që është në ndjekje penale, etj? deklaroi ai.
Rama sot nga Korça refuzoi që të përgjigjej se çfarë do të bënte pas 3 dhjetorit kur Llallës i mbaron mandati. SHBA dhe BE kanë kundërshtuar zgjatjen e mandatit, por PD e kundërshton.