63-vjeçari Spiros Kardamis dyshohet të jetë financuesi i grupit që u kap me 1.6 ton drogë në gomone, e cila ishte nisur nga Himara.
Personi që dyshohet se ka mbështetur 10 personat e arrestuar, është një biznesmen grek. Ai është vënë në pranga në Athinë nga policia dhe pritet të japë dëshminë e tij në lidhje me mënyrën se si funksiononte rrjeti kriminal. Ai investonte kryesisht në blerjen e gomoneve dhe skafeve, ku për njërën prej të cilave e kishte paguar 300 mijë euro dhe u kishte vënë në dispozicion trafikantëve për të transportuar drogën.
Por burimet shtojnë se ai ka pasur një restorant në Kolonaqi që është një nga lagjet më të shtrenjta të Athinës, të cilin e ka shitur, ndërsa aktualisht ka në pronësi një biznes të po të njëjtit lloj në Mykonos.
Në këtë lagje mësohet se kishte mbërritur katër vite me parë ku kishte hapur fillimisht një bar-kafe, dhe më pas e kishte shndërruar në restorant.
Njerëzit në zonë thonë se ai e mban atë biznes vetëm gjatë verës, ndërsa e cilësojnë si një njeri të qetë dhe që kishte qenë gjithmonë i rregullt me pagesat e punëtorëve.