Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Redaktori i Ora News, Trashëgim Sokoli i ftuar në ?Tonight Ilva Tare?, thotë se ditën kur janë lëshuar urdhër-arrestet ndaj tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë së Vlorës, dy prej tyre kanë qenë në Tiranë.
Sokoli: Raporti mes Prokurorisë dhe policisë aktualisht është në ditët më të vështira. Po flasim për një prokurori që ka ngritur akuzë për ish-ministrin e Brendshëm. Po flasim për një prokurori që ka një çështje ende të hapur për Drejtorin e Policisë.
Po flasim për një ish-ministër të Brendshëm që është person në hetim.
Ka edhe një problematikë tjetër që është kanabisi që ka krijuar përplasje prej muajsh midis institucioneve. Ka pasur në vijimësi hetime për shefa policie. Rasti i fundit i tre ish-drejtuesve të policisë, është çështja kulmore në këtë përplasje.
Për të paktën dy prej tyre, për zotin Kohila dhe ish-drejtorin e policisë së Vlorës Leart Çela ka pasur informacione se ndodheshin në Tiranë ditën që është firmosur flet-arresti i prokurorisë.
Në orët e para të asaj dite është çuar në ministri të brendshme. Po flasim për tre persona që janë në hetim prej një viti.
Ka dijeni edhe policia.
Po flasim për parcela me kanabis të kultivuara në Treblovë dhe Velabisht ku u sekuestruan 24 ton kanabis. Që në atë moment është konstatuar se punonjës të policisë ishin angazhuar në këtë aktivitet.
Paguheshin me 300 euro në muaj në një përgjim të datës 22 korrik 2016. Ky punonjës policie që ka zhvilluar këto biseda është në kërkim. Pikënisja e gjithë hetimit kanë qenë komunikimet e këtyre policëve me njëri-tjetrin dhe me kultivuesit e kanabisit. Shtetasi Taulant Haxhiraj bisedon me punonjës të policisë dhe thotë se kjo punë bëhet me shtet.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/sokoli-si-u-arratisen-ish-zyrtaret-e-larte-te-policise-se-vlores