Report TV - Alibeaj: Rama, përdori logjikën e kërbaçit dhe të kulaçit per Ajazin

2018-05-09 0

ftuar sonte në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? në Report Tv deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Rama vijon që të mbrojë Saimir Tahirin, i cili sipas tij është i përfshirë në dosjen e Habilajve. Deputeti i PD thotë se Rama ishte në dijeni të kanabizimit të vendit, por nuk mori masa duke e lejuar.
Përsa i përket arratisjes së tre drejtuesve të policisë së shtetit, Enkelejd Alibeaj u shpreh se ministria e Brendshme dekonspiroi operacionin, ndërsa përdor si alibi kallëzimin penal. Alibeaj komentoi edhe dorëheqjen e kreut të SHISH dhe emërimin e tij si ambasador në NATO.

Intervista
Çfarë kanë nxjerrë hetimet e deritanishme për Tahirin?
Kemi një marrëveshje me Italinë, që hetimet që bëhen atje janë njëlloj si këtu. Do të thotë se hetimet për Tahirin u bënë për 4 vite dhe jo për 24 orë. Në materialet e përgjimeve është shënuar që kur përgjimet janë bërë, emrat e përdorur, ofiqet, transkipti jep konkluzion të përfshirjes së personave. Nuk është i përfshirë Tahiri se është kushëri jo i 10-ti, mua më rezulton i 3-ti, por ata thonë edhe për para të dërguara ?shefit të madh?. Madje thonë që gruas së të cilit i kanë blerë edhe diamante dhe byzylykë dhe nuk janë aspak të dhëna aksidentale. Në materiale flitet se bëhet fjalë për një politikan me profil të lartë në Shqipëri.