Pas firmosjes së 12 marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës, dy kryeministrat Rama dhe Haradinaj kanë dalë në një konferencë për mediat. Kryeministri shqiptar deklaroi se Shqipëria dhe Kosova do të forcojnë bashkëpunimin me 12 marrëveshjet që kanë nënshkruar.
Deklaratave të serbëve se mbledhja e dy qeverive është një provokim, Rama u përgjigjet duke thënë se nuk është aspak e tillë dhe se e radhës do të zhvillohet në Pejë. ?Mbledhja flet vetë për një bilanc arritjesh me rëndësi dhe angazhimesh të rëndësishme bazuar mbi sa kemi bërë deri më sot ne kemi marrë këto angazhime mbi bindjen se ka ende shumë për të bërë.
Këtë herë kemi marrë angazhime edhe përsa i përket diasporës, e cila do të konsiderohet ?Një? dhe për këtë arsye dhe qendrat e kulturës që ndihmojnë në provimin e vlerave të bashkëjetesës mes nesh edhe programet e gjuhës shqipe dhe aktivitetet do i bëjmë si ?Një?. Pavarësisht se jemi në dy shtete bota shqiptare është ?Një?? tha Rama.
Haradinaj deklaroi se shumë shpejt do firmoset protokolli për unifikimin doganor. ?Jam i gëzuar për 12 marrëveshjet dhe jemi në punë me mbyllur edhe një protokoll për kalimin e kufirit mes dy vendeve dhe unifikimin doganor, pala kosovare ka ngecur, por do të arrijmë aty? tha ai.