Ora News – Aksidentohet eskorta e Ramës, po shkonin në Korçë për mbledhjen me qeverinë e Kosovës

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy automjete, pjesë e eskortës së kryeministrit Rama u përfshi në një aksident në hyrje të Korçës ku po udhëtonin për mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës.

Në ngjarjen që ndodhi pranë fshatit Bulgarec u përfshinë dy automjetet e eskortës së kryeministrit dhe dy mjete të tjera civile.

Për pasojë mbetën të plagosur tre punonjës të gardës, të angazhuar në grupin e shoqërimit të kryeministrit.

Të plagosurit janë gardistët Ervin Musai dhe Klodjan Llaka drejtuesi i një prej mjeteve të Gardës. Që tre tre morën ndihëm e parë mjekësore në spitalin e Korçës.

Gardisti Ervin Musai mori plagë më të rënda dhe pas ndihmës së parë u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shtyllës kurrizore.

Pas analizave më të specializuara burime mjekësore thanë se gardisit Musai dhe dy kolegët e tij janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia e Korçës në njoftimin paraprak bëri të ditur edhe dinamikën e aksidentit.

Kështu shkak është bërë mjeti tip "Volksëagen? me targë AA 426 FD që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën e kryeministrit. Policia thekson se duke mos repspektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë mjeti ka goditur makinën Range Rove që udhëtonte para tij dhe më pas makinën e katërt në radhë të eskortës së kryeministrit. Për pasojë të përplasjes mjeti Hundai i Gardës doli jashtë rrugës dhe përfundoi në kanal. I dëmtuar më lehtë është edhe mjeti Mitsubishi që ishte pjesë e eskortës.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forca të shumta të policisë dhe prokurorët lokalë që nisën hetimin për aksidentin.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/aksident-ne-hyrje-te-korces-perfshihet-edhe-makina-e-ministrise-se-brendshme