Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenit i SHBA, Donald Trump i ka dërguar një urim të gjithë shqiptarëve me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë.
Në një mesazh, drejtuar Presidentit Ilir Meta, Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se SHBA bashkohet me urimin për popullin shqiptar.
Duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, Trump falenderon Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë SHBA në luftën kundër terrorizmit si një vend aleat i NATO-s.
Trump tha se SHBA ka mirëpritur zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Mesazhi i Trump dërguar Presidentit Meta
?I dashur Zoti President,
Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme.
Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/presidenti-trump-mesazh-shqiptaret-ne-105-vjetorin-e-pavaresise