Ora News – Niveli i shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Kosovë i pa ndryshuar në 5 vite

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht afërsisë gjeografike dhe gjuhës së përbashkët, Shqipëria dhe Kosova kanë nivel të ulët të shkëmbimeve tregtare. Eksportet dhe importet kane mbetur pothuajse te pandryshuara në 5 vitet e fundit, pavarësisht vullnetit politik të shprehur në mbledhjet e përbashkëta të qeverive dhe në një sërë marrëveshjesh ekonomike të nënshkruara mes dy palëve.

Janko: Në 5 vjet, shkëmbimet tregtare për eksportet dhe po të shikojmë edhe importet, janë pak a shumë të njëjta, çka dëshmon se këto marrëveshje nuk kanë dhënë rezultat siç pritej. Duhet të punojmë konkretisht. Nuk mjafton që ne bëjmë memorandume dhe marrëveshje bashkëpunimi dhe nuk dimë ku është situata në të dy vendet dhe ku do të na çojnë këto marrëveshje.

Në rubrikën 'Para e Pasuri' të Aurora Sulçes, eksperti i ekonomisë Enea Janko mbështet idenë e krijimit të tregut të përbashkët duke filluar nga unifikimi i sistemit tatimor dhe doganor, si dhe i procedurave dhe standardeve.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/niveli-i-shkembimeve-tregtare-shqiperi-kosove-i-pa-ndryshuar-ne-5-vite

Free Traffic Exchange