Ora News – Rama: Të heqim barrierat mes dy vendeve, Haradinaj: Na ndihmoni me njohjet

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës e vuri theksin tek heqja e barrierave mes dy vendeve. Rama tha se po punohet që të vihet sa më parë në funksion zyra doganore e Kosovës në Portin e Durrësit.

Nga ana e tij, shefi i qeverisë se Kosovës apeloi që Shqipëria ta ndihmojë për njohjet. Duke u ndaluar tek dialgou me Serbinë, Haradinaj tha se epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen e Kosovës, por për këtë tha Haradinaj, duhet ndërhyrja e SHBA.

Pjesë nga deklarata e dy kryeministrave

Rama: Janë në zbatim e sipër disa marrëveshje dhe protokolle lidhur me lehtësimin dhe shkëmbimet tregtare, heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore, unifikimin e çertifikimit të mallrave, lehtësimin e mëtejshëm të procedurave dhe të kostove doganore. Është mundësuar plotësisht shkëmbimi elektronik i dokumentave për kalimin e mallrave tranzit përmes Shqipërisë destinacion Kosovën duke lehtësuar ndjeshëm të gjithë procedurën e tranzitit. Kjo ka shkurtuar në mënyrë të ndjeshëm kohën e këtyre procedurave.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/nis-ne-korce-ceremonia-e-pritjes-se-dy-qeverive