Ora News – Vasili: Qeveria të pozicionohet në anën e të varfërve, jo të oligarkëve

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje mazhorancë që të reflektojë duke marrë në konsideratë amendamentet e dërguara, për të cilat kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili thotë se ndihmojnë shtresat në nevojë.

Në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili apeloi partinë Socialiste që të heqë dorë nga të qenit parti e oligarkëve.

Vasili: Është një qeveri që ka qenë dhe mbetet një kliente besnike e oligarkëve dhe e pasanikëve miq të saj dhe sillet egër dhe në mënyrë të pamëshirshme me shtresat më të varfra.

Vota e ditës së enjte në Parlament, tha Vasili, do të ndajë nëse qeveria do të jetë në krah të familjeve të varfra, apo në anën e klientelistëve.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/vasili-qeveria-te-pozicionohet-ne-anen-e-te-varferve-jo-te-oligarkeve

Free Traffic Exchange