Report TV - Vasili: Taksa për banesën e parë të jetë zero

2018-05-09 0

LSI kërkon që taksa për banesën e parë të jetë zero si dhe lënien në kufirin 5 mln lekë të TVSH-së për biznesin e vogël.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se paketa fiskale e vitit të ardhshëm duhet të ndryshojë për të mosasfiksuar biznesin dhe vështirësuar jetesën e qytetarëve. Sipas tij, LSI propozon gjithashtu uljen në 5% të TVSH-së për produktet e shportës. "Kemi kërkuar që TVSH për produktet e shportës të jetë 5 %. TVSH për biznesin e vogël të mbetet 5 mln lekë të reja dhe jo të ulet në 2 mln lekë të reja, pasi i nxjerr nga tregu dhe i asgjëson e lë mijëra familje pa të ardhurat bazike. Dihet pse është ulur në 2 mln, për të zgjeruar sa më shumë bazën e tatimpaguesve për të justifkuar të famshmin koncesion të TVSH që është tentuar kohë më parë e nuk është realizuar të bëhet tani që ka timonin vetëm. LSI propozon që taksa për banesën e parë të jetë zero. Do vendosim në krahun e qytetarëve, apo në krahun e oligarkëve?", tha Vasili.