Ora News – Shameti: Kundër Skënderbeut për rezultat pozitiv.Objektivi? Titulli kampion

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ylli Shameti ishte njeriu i suksesit për Kukësin në transfertën e vështirë të Lacit. Goditja me kokë e mbrojtësit që në atë takim mbante edhe shiritin e kapitenit i mundësoi kampionëve të largoheshin me maksimumin e pikëve nga kjo sfidë mjaft e ndërlikuar. Një fitore që vetë gjirokastriti e cilësoi si të vuajtur, por që ka rikthyer qetësinë në kampin blu.

?Padiskutim pas disa rezultateve negative ishte momenti që duhej një 3 pikësh.edhe pse me një lojë jo shumë të mirë, por kur merr pikët e plota ke kohë dhe për t?u rikuperuar dhe për të përmirësuar gabimet që u shfaqen atë ditë në ndeshje. Për të gjitha gjitha gjërat ishte një 3 pikësh sepse është një llojë qetësia dhe që na shërbeu edhe në gjendjen psikologjike të ekipit?.

Në një intervistë për ?Ora News? Shameti u ndal edhe tek çastet e dhunës, ku Idrizi e Kale u goditën me sende të forta nga tribuna përballë e stadiumit.

?Këto episode për 2017 sfumojnë atë që po ndodh në fushën e lojës, çfarë bëjnë lojtarët dhe aktorët kryesorë në fushë. Këto ngjarje ndikuan dhe tek lojtarët e tjerë që ishin në fushë. Me këto gjëra duhet të merren organet kopetende por unë mendoj se futbolli duhet t?i bashkoj njerëzit dhe jo ti largojë ata, aq më tepër të krijojë një situatë dhune sikur ajo që ndodhi atë ditë në Laç?.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/shameti-kunder-skenderbeut-rezultat-pozitivobjektivi-titulli-kampion

Free Traffic Exchange