Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vlora është tronditur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një makine në ecje e sipër.
Mësohet se makina që ka shpërthyer drejtohej nga djali i një biznesmeni në Vlorë.
Informacionet e para bëjnë me dije se personi që ka qenë vetëm në makinë është Ines Hajrulla.
25 vjeçari sapo kishte nxjerrë makinën nga lavazhi kur automjeti ka shpërthyer.
Dëshmitarët thonë se nga forca e shpërthimit, që dyshohet se ka qenë me eksploziv, makina është zhvendosur me 100 metra dhe më pas është përplasur me një mjet tjetër.
Ora 11:24 Informacion paraprak i policise : Shperthimi dyshohet me eksploziv
Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ''Hajro Çakërri'', tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/shperthim-prane-godines-se-issh-se-ne-vlor