Basha: Skandal me tre inceneratorët - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per opozitën, projektet per ndërtimin e 3 impianteve te djegies se mbetjeve ne Fier, Elbasan dhe Tirane jane projekte kriminale e mafioze. Pasi ka takuar deputetet demokrate qe janë pjese e komisionit parlamentar te ekonomisë, Basha ka sqaruar pse Partia Demokratike eshte kundër ndërtimit te inceneratoreve.



Se pari sipas Bashes djegia e mbetjeve është nje politike qe bie ndesh me çdo standard europian, se dyti ka ndikim negativ ne mjedis e nuk ndihmon as industrinë e riciklimit; por mbi te gjitha projektet ne Fier, Elbasan e Tirane janë korruptive.




?Të trija kontrollohen nga i njëjti person, i cili shërben si figurim për të fshehur pronarët e vërtetë. Duke patur parasysh shkeljet skandaloze të ligjit në ndërtimin e këtyre tre inceneratorëve, duket qartë që pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. Sepse vetëm Arben Ahmetaj dhe Edi Rama mund të kishin guximin të jepnin 4.8 milion euro ndërtuesit të inceneratorit të Fierit, akoma pa filluar punë.?



Sipas Bashes, shifra qe do te paguajnë qytetaret per këto projekte është 400 milionë euro.



?Në total sipas dokumenteve që ne disponojmë, bëhet fjalë për 400 milion euro që do të paguhen nga 7-30 vjet për ndërtimin e inceneratorëve dhe tarifat që do të paguajë taksapaguesi shqiptar.?



Basha i ka bere apel organit te akuzës te nise hetimet per kete afere korruptive.



?Kjo është një aferë kriminale. Kjo është një aferë mafioze. Ndaj thirrja ime është ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë, të nisin menjëherë hetimin dhe të vërë pikat mbi ?i?, për ata që po dëmtojnë shtetin publik të shqiptarëve nga njëra anë, dhe po grabisin fondet shtetërore, fondet e taksapaguesve shqiptarë nga ana tjetër.?



Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe ministri i financave Arben Ahmetaj, i cili thekson se te 3 projektet janë te certifikuara nga ndërkombëtaret.



Ne nje deklarate per mediat Ahmetaj sqaron se brenda 7 vitesh bashkia e Elbasanit, e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe shërbimi prej 54 milion euro me TVSH dhe te dy qytetet do te shpëtojnë prej helmeve te plehrave qe qeveria e vjetër i digjte rrugëve.



Ndersa ne lidhje me projektin e Tiranës, Ahmetaj ve ne dukje se ai është ende larg konkretizimit dhe nuk mund te thuhet qe është e sigurte se do te zbatohet.

Free Traffic Exchange