Report TV - Pamje të makinave të eskortës së Ramës të aksidentuara në Korçë

2018-05-09 0

Aksidentohen në hyrje të qytetit të Korçës dy prej automjeteve, pjesë të eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Makinat e përfshira në aksident janë një "Honday" dhe një "Mitsubishi" me targa të Ministrisë së Brendshme (makinat që qëndrojnë pas automjetit ku udhëton kreu i qeverisë). Ka qenë fillimisht "Mitsubishi" i cili ka goditur një "Range Rover" dhe "Golf 2" të cilat udhëtonin në sensin e kundërt, ndërsa më pas në aksident është përfshirë edhe "Honday" e cila ka përfunduar në kanal.

Bëhet e ditur se tre punonjës të Gardës kanë mbetur të lënduar si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në automjetin "Golf". Pesë të lënduarit janë transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qeë lagështia në rrugë, pasi më herët ka pasur reshje të dobëta shiu.