Operacion antidrogë në Athinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operacioni i gjerë antidrogë i policisë greke që mundësoi sekuestrimin e 1.6 tonëve kanabis pranë Athinës, vijoi sot me arrestimin e një biznesmeni grek me inicialet S.K, nga Mikonos.



Agjentët e prangosën atë në një hotel në jug të Athinës; l biznesmeni dyshohet se i përket bandës së narkotrafikut që vepronte mes Shqipërisë dhe Greqisë e që trafikonte tonelata me hashash jo vetëm në Greqi, por edhe në Europë.




Në total deri më tani janë arrestuar dhjetë anëtarë të organizatës kriminale: gjashtë shqiptarë, dy italianë, një bullgar dhe një grek. Por të tjerë të implikuar janë në kërkim në të dy vendet.



Ndërkohë roja bregdetare greke në një njoftim zyrtar, publikoi detaje nga ndjekja e vështirë në det e gomones transoqeanike të mbushur me kanabis.



Sipas hetuesve grekë, mjeti lundrues me tre motorë të fuqishëm ishte nisur nga brigjet jugore shqiptare ku kishte marrë kanabisin e papërpunuar. Në bordin e saj ndodheshin dy shqiptarë dhe një Italian. Ata kaluan në ujërat greke dhe prej aty, roja bregdetare filloi ndjekjen nga deti dhe nga ajri.



Aksioni u zhvillua në kushte shumë të vështira. Në disa raste pati edhe përleshje midis motoskafit të policisë me gomonen e trafikantëve, e cila mori zjarr. Në përpjekjet për të shmangur flakët, trafikantët bënë manovra të rrezikshme, ndërkohë që hodhën në det një sasi të drogës si dhe disa armë.



Po ashtu pjesëtarë të rojës bregdetare greke ranë në det gjatë ndjekjes, duke pësuar dëmtime të lehta.



Përfundimisht, mbrëmjen e 25 nëntorit, pas një ndjekje maratonë në gjithë bregdetin jonian, gomonia u bllokua në zonën detare midis Makronissos dhe ishullit Kea. Policët u detyruan të hedhin ndriçues gjatë natës e të përdorin edhe snajper, duke plagosur një prej trafikantëve shqiptarë.



Departamenti i Drogës dhe Prokuroria greke bënë të ditur se goditja e trafikantëve erdhi pas hetimeve që kishin filluar kohë më parë për organizatën kriminale që vepronte ne Shqipëri, Greqi dhe Itali.



Aktualisht po hetohen edhe lidhje të tjera të trafikantëve në disa shtete, si dhe pasuritë që ata zotëronin.

Free Traffic Exchange