Report TV - Përplasje në LSI për djegien e mbetjeve, Vasili: Strategji e gabuar e Ramës

2018-05-09 0

Një përplasje ka ndodhur mes kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, petrit Vasili dhe deputetit të kësaj force politike, Lefter Koka.
Zanafilla është një vendim i qeverisë ?Rama 1? në vitin 2013, kur vendosi që në vend të hapjes së landfilleve, të ndërtoheshin inceneratorë për trajtimin dhe djegien e mbetjeve. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një shkrim në Facebook, sulmon kryeministrin Rama për inceneratorët, duke thënë se vendimi i 2013-ës ishte i gabuar.

Sipas Vasilit djegia e mbetjeve duhet të ishte e fundit, duke shtuar se ai vendim e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve dhe dëmton rëndë vendin për sot dhe dhjetëra vite në të ardhmen.

?Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegjen (incenerimin) është tërësisht e gabuar, sigurisht që kjo është bërë me qëllim.

Kryeministri e ka kapur me qëllim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve. Ai po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit. Kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që e dëmton rëndë vendin, për sot dhe për dhjetra vjet në të ardhmen.?, shkruan Vasili.

Free Traffic Exchange