Report TV - Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 32 vjeçari, Komunikata e plotë e pilicisë

2018-05-09 6

Policia kap 32-vjeçarin e shpallur në kërkim, për ''Vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë'', si edhe i dyshuar për disa vepra të tjera penale !

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, pas një pune dhe hetimi intensiv për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme dhe në tre banesa në Tiranë e Vlorë, ku dyshohej se mund të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim.

Mbi bazen e informacioneve të siguruara nga qytetarët është lokalizuar vendodhja e tij në një lokal pranë vendit të quajtur ''unaza e re'' në Astir, Tiranë.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale të Policisë është kapur dhe ndaluar shtetasi :

Blendo (Edison) Alikaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ''Arrest me burg'', pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më datë 04.01.2017, në lagjen ??Hajro Çakërri??, pranë Poliklinikës, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik, për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 79/ dh e 22 si edhe 278 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishek pistolete, 1 pal dorashka të zeza dhe 1 kapuç-maskë.