Në ndeshjen mes Delvinës dhe Butrintit që u përfshi nga dhuna dhe kaosi në fushë u fut edhe kryebashkiaku i Delvinës Rigels Balili. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur Balili u fut në fushë dhe tenton që të largojë lojtarët e ekipit të Delvinës, të cilët goditën arbitrin.
Edhe delegati i ndeshjes Xhavit Sefa pohoi se në fushë u fut kryebashkiaku Balili. Në rregullore shkruhet qartë se është e ndaluar që në fushë të futen persona të paautorizuar.
Në fund të ndeshjes lojtarët e Butrintit kanë deklaruar se janë dhunuar, ndërsa Disiplina pritet që të marrë masa të rrepta për episodin e dhunës dot në Delvinë.