Ora News- PS: Basha pagoi 1 mln dollarë nga parajsat fiskale për kompaninë lobuese

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste i kërkoi prokurorisë që të hetonte mbi kontratën lotuese të Partisë Demokratike, duke theksuar se shuma prej 1 mln dollarë është paguar nga parajsa fiskale. Deputetja Klotilda Bushka i drejtoi disa pyetje kreut demokrat Basha, ndërsa se shuma është përdorur për lajme të rreme në dëm të vendit.

Deklarata e plotë e deputetes Bushka:

Përballë provave të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, që ka dokumentuar se me firmën e Lulzim Bashës, një milion dollarë janë paguar nga parajsat fiskale drejt lobuesve amerikanë, Basha zgjedh përsëri të gënjejë.

Në përgjigjen e saj, PD fillimisht sulmoi mediat, e më pas, përballë fakteve kokëforta, dje na tha se pavarësisht këtij skandali, ?Edi Rama ka bërë më keq?.

Se kush është më mirë ose më keq, këtë shqiptarët e gjykuan në 25 qershor.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/ps-basha-pagoi-1-mln-dollare-nga-parajsat-fiskale-kompanine-lobuese