http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trotuaret qe duhet te shërbejnë për te kaluar qytetaret, shpesh kthehen ne vende ku tregtohen rroba, këpuce dhe fruta-perime. Kjo është situata ne qytetin e Elbasanit.
Kryetari i Bashkisë se këtij qyteti, Qazim Sejdini, premton se hapësirat publike do të lirohen, duke larguar të gjithë tregtarët. Ata sipas Sejdinit, prishin imazhin e qytetit dhe konkurrojnë në mënyrë të paligjshme tregtarët e licencuar.
E njëjta situate është edhe ne qytetin e Durrësit. Vete tregtaret pranojnë qe janë ne shkelje te rregullave.
Ndërsa qytetaret shprehen se zënia e trotuareve nga ambulantet është kthyer ne nje problem: ata duhet te kalojnë ne rrugën e makinave.
Shpesh tregtaret janë ankuar se ne vendet e caktuara nga bashkia nuk u shitet malli. Ndaj ata zgjedhin trotuaret apo sheshet publike, ku klientela është thuajse e garantuar.