Ora News- Dhunuan, lidhën dhe grabitën të moshuarit, arrestohen planifikuesit dhe “ekzekutorët”

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, ndërsa është zbardhur ngjarja e ndodhur më 20 nëntor ku katër shtetas të maskuar kanë dhunuar fizikisht një çift bashkëshortësh dhe vjedhur banesën e tyre në Shkallnur.

Në pranga përfunduan:

-Niko Papajorgji 35 vjeç, banues në Durrës;
- Marsel Papajorgji 30 vjeç, banues në Durrës.
-Julian Qamili 43 vjeç, banues në Durrës;
-Erind Seferkolli 30 vjeç, banues në Korçë.

Policia lokale sqaron se shtetasit e mësipërm, më datë 20.11.2017, rreth orës 03:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht dhe kanë vjedhur banesën e shtetasve M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, banues në Shkallnur.

Skema e ngjarjes

Sipas policisë, vëllezërit Niko dhe Marsel Papajorgj, në rolin e nxitësve dhe ndihmësve kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja shtetasit Julian Qamili dhe Erind Seferkolli (ekzekutorët) të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.

Në vijim gjatë kontrollit të kryer në banesë kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160 000 lekë të reja dhe më pas janë larguar prej andej.

Kapja dhe ndalimi I tyre është bërë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Të dëmtuarit, shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetësia Sh.E. është jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dhunuan-lidhen-dhe-grabiten-te-moshuarit-arrestohen-planifikuesit-dhe-ekzekutoret

Free Traffic Exchange