“E premtja e zezë” në Top Shop, ulje në të gjitha dyqanet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk është traditë në vendin tonë që e premtja para krishtlindjes të kthehet në një alternativën më të mirë për të bërë blerjet e fundvitit. Në botë quhet e premtja e zezë, dita kur dyqanet janë plot. Uljet në botë, arrijnë deri në 70 %.



Që prej tre vitesh në Shqipëri, janë dyqanet Top Shop që vijnë me oferta të tilla. Imazhi i maces së zezë që në hyrje tërheq njerëzit në dyqanin pranë Kristal Center. Uljet kanë nisur që të premten, por menaxherët sigurojnë që ofertat do të vijojnë.



E këto oferta i gjen në të gjitha dyqanet Top Shop, në të gjithë Shqipërinë dhe për të gjitha produktet nisur nga linja Dormeo, për dhomën e gjumit, Delimano për kuzhinën tuaj, por edhe në linjën Walkmax që kujdeset për shëndetin vetjak.



Top Shop është në treg që prej mbi 15 vjetësh e prej vitesh sjell përvojat më të mira të tregut të rajonit, me 80 orë transmetim në kuadër të marketingut të drejtpërdrejtë dhe 320 milionë njerëz në të gjithë botën që blejnë produktet. Edhe në Shqipëri, Top Shop ka 17 dyqane, por gjendet në të gjitha familjet, dhe është vetëm një telefonatë larg.