http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfshihet nga flakët një tjetër automjet në Vlorë. Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme.
Ngjarja është regjistruar në zonën e ujit të ftohtë gjatë natës, duke u gdhirë e diela, rreth orës 01 e 45 minuta, kur automjeti ndodhej i parkuar pranë banesës së Julian Malaj, person i cili mbante në përdorim automjetin tip Audi.
Pronar i makinës është Gentjan Rukaj, banues në Tiranë, ndërsa Malaj i cili ka në përdorim një lokal të vogël në zonën e ujit të ftohtë është kunati i tij.
Sipas dëshmisë së Malajt, dhëne per policinë, ngjarja ka ndodhur në të njëjtin vend ku automjeti ka qëndruar edhe herë të tjera, ndërsa ishte parkuar prej të shtunës. Burime nga policia kanë konfirmuar se automjetit mund ti jetë hedhur një sasi lëndë djegëse, në pjesën e përparme, çka ka shkaktuar më pas edhe djegien e mjetit në pjesën përpara, por edhe në brendësi.