E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (26 nentor 2017)

2018-05-09 9

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-12-sezoni-10/

Historia e parë në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare? në Tv Klan është një nga rrëfimet më të dhimbshme dhe tregon sakrificat që ka bërë një vajzë e re për të mposhtur sëmundjen. Ajo është Dajana dhe që prej moshës 1 vjeç e gjysmë ka emigruan në Itali, së bashku me familjen e saj. Por jeta e saj nuk ishte si e gjithë fëmijëve të tjerë. Mes lotësh ajo rrëfeu të gjithë sagën e peripecive që ka kaluar, pasi ka bërë 18 operacione dhe ka qenë 2 herë në koma. Dajana këtë të diel ka thirrur vëllain e saj të madh, Liridonin, për t?i dhënë një mesazh dhe për ta falenderuar për gjithçka.

?Unë kam ikur shumë herët me familjen dhe prindërit si të gjithë emigrantët kanë punuar shumë, por veçanërisht mami im. Unë doja shumë të kisha shoqëri, të dilja, të shëtisja, kurse vëllai Liridon donte të merrej me kompjuter dhe nuk kishim shumë marrëdhënie të afërt. Unë ndërkohë vazhdoja të shtoja shumë, aq sa shkova 130 kilogramë".

"Kjo foto është bërë në Krujë. Unë haja sa vëllai, por shëndoshesha, ndërsa ai jo. Si fillim bëja palestër, mbaja dieta, por nuk kisha asnjë ndryshim. Më pas mora vendim të bëja një operacion për të hequr 80 përqind të stomakut, por duke qenë se isha nën moshë duhet të firmosnin prindërit. Por më pas doktori ndryshoi mendje dhe tha nuk të operoj dot se je 17 vjeçe, do të presim Marsin. Unë u mërzita dhe gjeta një doktori privat. Në vitin 2013, do martoja vëllain dhe nuk doja të shkoja në dasmë 130 kilogramë?.

Tani nisin dhe kalvaret nëpër spitalet e Italisë, pasi gjërat marrin një rrjedhë tjetër. Dajana kalon nga një operacion në një tjetër...

?Ishte Janar, u operova dhe gjithçka ishte në rregull. Pas 4 ditësh filloi temperatura dhe u detyrova të bëja një tjetër operacion. U futa përsëri në operim, pasi kisha marrë infeksion në gjak. Doktorët panë që të gjithë penjtë e operacionit ishin hapur, i gjithë aciditeti i stomakut kishte kaluar në organet e tjera. Mjekët u detyruan të më largonin në një spital të madh, pasi kishte reaminacion. Qëndrova në spital nga Janari deri në Maj, ku festova dhe 18 vjetorin tim.

Në fillim dukej sikur isha mirë, por ndërkohë merrja antibiotikë për 1 vit e gjysmë. Më pas shkova për pushime me një shoqe, por u ktheva shkova në spital, pasi kisha temperaturë. Mjekët nuk më lanë të kthehesha në shtëpi, sepse thanë se në moshën 18 vjeçe nuk mund të kesh këtë lloj bronkopneumonie dhe mjekët më thanë se do të më mbanin në vëzhgim.

Për dy vite bëra terapi e antibiotikë dhe mjekët nuk e kuptonin çfarë kisha. Ndërkohë temperatura nuk ulej, unë nuk haja fare. Pasi më bënë një rezonancë magnetike zbuluan se poshtë kraharorit, në krahun e majtë kisha një kist, i cili më shkaktonte temperaturë, kisti infektohej. Mjekët më thanë se duhej të operohesha dhe të hiqja kistin. Pas katër ditësh kisha përsëri temperaturë të lartë, infe...

Free Traffic Exchange