Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me përfundimin e sheshit qendror në Kukës, busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu do të rikthehet në "shtëpinë" e tij. Busti është restauruar dhe do të rivendoset më datën 17 janar të vitit të ardhshëm që përkon edhe me 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.
Petrit Palushi: Arsyeja pse ka qenë hequr jo vetëm për arsye të rikualifikimin e sheshit, por ishte vendosur në bazamentin e bustit të diktatorit Hoxha.
Për të shënuar këtë ngjarje Bashkia Kukës do të organizojë disa aktivitete me pjesëmarrjen e qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare.
Busti i realizuar nga Odise Paskali për herë të parë u vendos në Kukësin e vjetër në vitin 1939 dhe prej atij viti për shkak të rrethanave të ndryshme është zhvendosur disa herë. Qeveria ka shpallur vitin 2018 vitin e Skënderbuet, dhe gjatë këtij viti do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në kujtim të figurës së heroit kombëtar.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/digjet-audi-gjate-nates-pronari-nga-tirana-ia-kishte-ne-ruajte-kunatit-ne-vlore