Deputetja e PS, Klotilda Ferhati i kërkon Bashës që të dalë dhe të japë shpjegime se ku i ka gjetur një milion dollarë për lobim në SHBA para zgjedhjeve. Për Partinë Socialiste mosdeklarimi i kësaj shume është një shkelje penale dhe përgjegjësia bie mbi Bashën.
?PD duhet të japë përgjigje për pothuajse një milion dollarë që janë transferuar me firmën e Bashës për lobim në SHBA. Basha ka detyrim ligjor që të dalë dhe të japë shpjegime për origjinën e parave.
Kryetari i PD duhet të shpjegojë se cilat janë lidhjet e këtyre parave me drogën dhe pse mashtroi KQZ. Përjashtimi nga deklarimi i një milion dollarëve është shkelje penale dhe përgjegjësia bie mbi Bashën.
Basha me një milionë dollarët porositi lajme të rreme për vendin tonë. Skandali nuk mund të kalojë në heshtje, ai nuk mund të fshihet më sikur bëri me rrugën e Kombit. Prokuroria të vazhdojë hetimet? deklaroi deputetja e PS.