Report TV - Salianji: Rama, Tahiri dhe Policia organizatë kriminale

2018-05-09 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se qeverisja e Edi Ramës është e kriminalizuar në çdo cep, në çdo hallkë dhe çdo veprim. Në një dalje për media, deputeti Salianji tha se nuk kemi të bëjmë me individë të shkëputur, por me një sistem të strukturuar kriminal, duke përmendur këtu kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin Saimir Tahiri dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.
Duke sulmuar direkt ish-ministrin Tahiri, deputeti i djathtë theksoi se i gjithë aktiviteti i tij në Ministrinë e Brendshme ka qenë në funksion të menaxhimit dhe koordinimit të grupeve kriminale të trafikut të drogës. Gjitashtu, Salianji shtoi se Saimir Tahiri u ka dhënë grupeve të trafikimit të drogës mbrojtje direkte fizike me policë në të gjitha hallkat e transportit të drogës nëpër territorin e Shqipërisë.

Free Traffic Exchange