Report TV - Sot, 105 vjetori i pavarësisë së Tiranës, Veliaj: Tirana të vazhdojë të jetë avangard

2018-05-09 0

Tirana përkujtoi sot 105 vjetorin e ngritjes së flamurit, ditë kur patriotët Refik dhe Hamit Toptani, iu bashkuan arkitektit të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit në projektin që do sillte lindjen e shtetit shqiptar. Në sheshin para selisë së sotme të Kuvendit të Shqipërisë, aty ku 105 vite më parë burra dhe gra patriote tiranase ngritën flamurin tonë kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, prefektja, Suzana Jahollari, kreu i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, përfaqësues të komuniteteve fetare, veteranë lufte dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në monumentin që simbolizon këtë moment historik për qytetin.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar gjithë qytetarët e Tiranës për festën e pavarësisë së qytetit, duke theksuar se ky akt i atdhetarëve tiranas 105 vite më parë tregoi se Tirana ka qenë gjithmonë një qytet pararojë. ?Në këtë ditë të bukur gëzuar festën e pavarësisë së Tiranës. Tirana gjithmonë ka qenë avangard. Me sa duket kjo qenka shkruar në histori. Tirana ka shpallur pavarësinë dy ditë përpara pavarësisë së Shqipërisë edhe për faktin që ishin zonat ende të pa pushtuara dhe të parrethuara nga armiqtë, zona e Elbasanit, zona e Tiranës, ndërkohë që armiqtë po i afroheshin Krujës e pastaj Durrësit e më pas Vlora?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Free Traffic Exchange