Administrata shtetërore ka vijuar të krijojë detyrime financiare ndaj subjekteve dhe individëve privatë, pavarësisht nga angazhimi publik dhe ekzistenca e një VKM nr.50 datë 05.02.2014 ?Për miratimin e Strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit?.
Sipas raportimit zyrtar të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit shtator të këtij viti, shifra e borxheve të prapambetura që nuk u paguhen privatëve është rreth 3.18 miliardë lekë, ose 24 milionë euro. Pavarësisht se nuk është shifra gjigande, e trashëguar nga qeveria Berisha, që u llogarit në rreth 600-700 milionë dollarë, megjithatë duket se as qeveria Rama nuk po mundet t?i shpëtojë gurit të rëndë të detyrimeve.
Raportimi i detyrimeve të prapambetura të krijuara rishtazi për periudhën 1 korrik 2017 ? 30 nëntor 2017 dhe i atyre të akumuluara për periudhën më afatgjatë 1 janar 2016 ? 30 shtator 2017 tregon se një numër dikasteresh dhe agjencish shtetërore kanë krijuar detyrime si më poshtë.
Dikasteret
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë raporton që detyrimet për periudhën 1 korrik 2017 ? 30 shtator 2017 janë në vlerën 16.9 milionë lekë. Ndërsa totali i detyrimeve të krijuara nga sistemi i MTI nga janari 2016 deri në shtator 2017 raportohet në vlerën 1.26 miliardë lekë. Këto detyrime kryesisht vijnë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku, përveç borxheve ndaj kompanive që realizojnë projekte të ndryshme ndërtimi të rrugëve, një peshë të madhe kanë kostot e mirmbajtjes së rrugëve, konkretisht me 636.6 milionë lekë.
Ministria e Mbrojtjes raporton se ka krijuar detyrime të reja për periudhën 1 korrik 2017 ? 30 shtator 2017 në vlerën 8.2 milionë lekë. Totali i detyrimeve të prapambetura për MM është 11.2 milionë lekë.