Report TV - 105 vjetori i pavarësisë së Elbasanit, bën bashkë socialistët dhe demokratët

2018-05-09 0

Elbasan-Elbasani sot feston 105 vjetorin e pavarësisë. Përfaqësues të pushtetit lokal dhe deputet të PS kanë vendosur kurora lulesh në varrin e patriotit Aqif Pash Elbasanit. Në ceremoninë e pavarësisë nuk ishin përfaqësuesit të PD dhe LSI. Sipas këtyre të fundit nuk kanë marrë ftesa nga bashkia e Elbasanit.

Sot u mbushën 105 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit. Elbasani ishte i pari qytet në Shqipëri që shpalli Pavarësinë duke i përcjellë kështu mesazhin perandorisë turke dhe pushtuesve serbë se tashmë qyteti ishte bërë zot i vetes, se ishte i lirë dhe i pavarur.

Njëkohësisht ai i demonstroi perëndimit se ishin pjekur kushtet për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ngjarje e cila ndodhi tre ditë më vonë në Vlorë. Lidhur me këtë ngjarje Ismail Qemali i dedikoi një urim Aqif Pashë Elbasanit, patriotit dhe atdhetarit të famshëm i cili ka hyrë në histori si krahu i djathtë i plakut të Vlorës.