Palmat në mëshirë të fatit, pas atyre në Tiranë-Durrës, thahen dhe ato në aksin Vlorë- Novoselë

2018-05-09 2

Më shumë se 50 palma janë tharë përgjatë autostradës Levan- Vlorë. Asnjë përkujdesje nuk është treguar për palmat dekorative të cilat janë mbjellë para dy vitesh tek nënkalimi i Novoselës.
Që nga momenti që janë mbjellë askush nuk është kujdesur për to çka ka bërë që ato të shkojnë drejtë degradimit total.

Palmat prej kohësh qëndrojnë të thara, por asnjeri nuk ka vënë dorë për t?i hequr apo për t?i zëvëndesuar.

Qeveria shqiptare, dy ditë më parë ka hapur një tender për gjelbërimin e sheshpushimeve përgjatë nënkalimeve në autostradë dhe në sheshpushime, por kjo pjesë përsëri është lënë jasht vëmendjes.