Ora News – Dekonspirimi i operacionit, Xhafaj ia faturon prokurorisë

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj hodhi poshtë pretendimet se ish oficerët e policisë së shtetit të akuzuar në dosjen Habilaj kanë qenë nën vëzhgimin. Në një prononcim për median tha se policisë së shtetit nuk i ishte kërkuar të bënte këtë gjë deri më datën 22 nëntor kur ka marrë në dorëzim dokumentet

Fatmir Xhafaj: "Nuk kanë qenë nën vëzhgimin tonë. Në momentin që policia është vënë në dijeni, atëherë ka nisur procesi i mbikqyrjes nga policia. Përpara këtij fakti policia nuk ka pasur dijeni për këtë. Ose më saktë policisë nuk i është lënë detyrë mbikqyrja."

Ndërhyrjes së gazetarit "se prokuroria i kishte lënë SHÇBA-së mbikqyrjen " Xhafaj tha: Nuk është e vërtetë. Duhet të merrni informacion më të plotë, për shkak se deri në datën 22 që ka marrë aktet SHÇBA nuk ka pasur dijeni për këtë gjë. Çfarë ka ndodhur më përpara duhet të pyesni prokurorinë me kë e ka pasur në vëzhgim, jo ministrinë"

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dekonspirimi-xhafaj-tre-ish-drejtuesit-e-policise-skane-qene-nen-vezhgimin-tone