Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Taulant Balla në një deklaratë për media, është shprehur se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po i fshihet përgjegjësisë duke mos dhënë shpjegime për kontratën e lobimit me një kompani të huaj.
Tashmë çështja është nën hetim dhe Basha duhet t'i japë shpjegimet në prokurori, por Sekretari i Përgjithshëm Socialist kërkon përgjigje të menjëhershme nga Basha për burimin e të ardhurave.
Balla i bën thirrje kryetarit të KQZ, KLement Zguri të mos falsifikojë dokumenta për të justifikuar këto shpenzime apo deklarim shpenzimesh shtesë nga PD, pasi kjo është prishje e provave.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kontrata-1-mln-balla-del-serish-klement-zguri-te-mos-falsifikoje-dokumentat-e-pd